LajmeRajon

Media malazeze: Dora serbe në formimin e qeverisë së re

Vojin Milojeviç, operativ i Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion, ishte në Mal të Zi me qëllim që të ndikojë në negociatat për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Detyra e Milojeviçit, siç njofton portali malazez Antenam.net, ka qenë që t’u përcjellë krerëve të Frontit Demokratik që të pajtohen me të gjitha kushtet e vendosura nga Dritan Abazoviç dhe partia e tij URA, që me çdo kusht të formohet qeveria.

Parmbrëmë është bërë e ditur qëndrimi i Milojeviçit në Mal të Zi, pasi dhjetë minuta para orës 21 ka pësuar një aksident në rrugën Zhabljak-Savnik.

Pas aksidentit, policia ka dalë për të hetuar dhe ka tentuar të inspektojë Suzuki Vitara-n e Milojeviçit, mirëpo ky i fundit nuk ka lejuar policinë të kontrollojë bagazhin e automjetit të tij. Në vend të inspektimit, zyrtari i BIA-s thirri një shërbim rimorkimi që e çoi makinën e tij në parkingun përballë hotelit në Zhabljak.

Vetë ai shkoi në Urgjencë mjekësore për trajtim.

Milojeviç u bë i njohur për publikun në vitin 2013, kur ai udhëhoqi fushatën për lirimin e pesë punëtorëve serbë të ndërtimit që u arrestuan në Libi, nën akuzat se luftonin në anën e Muamar Gadafit.Në qarqet e sigurisë, Milojeviç njihet me pseudonimin Samurai, për shkak të një titulli kampion që ka fituar në kendo.

Show More

Related Articles

Back to top button