Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,082 den/kg dhe tani do të jetë 50,391 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Nga data 20.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 92,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 89,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,391 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,807 %, te nafta ka ulje për 3,978 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 2,120 % dhe te mazuti ka ulje për 0,908% .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,218%. Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 20.9.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.