LajmeMaqedoni

Fetahu pas takimit me Bekteshin: Xhamitë harxhojnë shumë pak energji elektrike, kursimin e kemi obligim fetar

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se nëpër xhami do të apelohet që të kursehet sa më shumë energji elektrike.Fetahu bëri të ditur se xhamitë janë shpenzues shumë të vogël të energjisë elektrike.

“BFI nuk e ka shumë problem që të harxhoj energji në mënyrë racionale sepse ne gjithmonë në objektet tona kemi shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë shumë racionale sepse të gjitha objektet tona financohen nga vetë besimtarët dhe BFi me myftinitë e saj me kryesitë e xhamive janë shumë të kujdesshme në harxhimin e energjisë elektrike, brenda 24 orëve ndoshta harxhojnë shumë pak dhe shumë pak kohë e fusin në përdorim rrymën elektrike. Kështu që njihemi te popullata për harxhim shumë të vogël të energjisë elektrike, këtë e kemi obligim edhe fetar, edhe institucional por edhe shoqërorë”, tha Shaqir Fetahu, kryetar i BFI-së.\ TV21\

Show More

Related Articles

Back to top button