LajmeSport

Edi Reja, merr urgjentisht dy mesfushorë dhe një sulmues

Shqipëria vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, teksa “kuqezinjtë” do të përballen me Izraelin dhe Islandën. Dy ndeshje shumë të rëndësishme për kombëtaren tonë që duhet të grumbullojë 6 pikë për të përfunduar të dytët në grupin 2 të Ligës B.

Por për Edi Rejën kanë filluar “dhimbjet e kokës”, pasi “kuqezinjtë” kanë humbur “muskuj” në mesfushë, pasi Endri Çekiçi dhe Keidi Bare kanë humbur të dyja sfidat për shkak të dëmtimeve. Në këto kushte tekniku Reja ka vendosur të ftojë dy mesfushorët që ishin në listën e pritjes, Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli, të cilët janë bashkuar me ekipin në grumbullim.

Ndërkaq, probleme muskulore ka shfaqur edhe sulmuesi Myrto Uzuni, i cili i është nënshtruar testeve të vazhdueshme me stafin mjekësor kuqezi dhe nevojiten dy ose tre ditë për të parë kohët e rikuperimit dhe për të parë nëse do të jetë i gatshëm në kohë për dy sfidat.

Me “kuqezinjtë” është bashkuar që të hënën sulmuesi i Kombëtares U-21, Eljon Toçi, i cili mund të qëndrojë me ekipin edhe për dy sfidat zyrtare nëse Uzuni nuk do t’ia dalë të tejkalojë problemet fizike.

Show More

Related Articles

Back to top button