BotaLajme

Izraeli emëron ambasadorin e parë në Turqi që prej 2018

Izraeli ka njoftuar emërimin e ambasadores së re në Turqi, duke dhënë një tjetër shenjë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Irit Lillian është ambasadorja e parë që pas vitit 2018, shkruan AP.

Diplomatja ka luajtur një rol vendimtar në normalizimin e lidhjeve midis Turqisë dhe Izraelit. Lillian ishte ambasadore në Bullgari nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Në gusht, Turqia dhe Izraeli ranë dakord të rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të riemërojnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm pas një ndërprerjeje katërvjeçare.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha javën e kaluar se një dekret i ri që përfshin emërimin e ambasadorit në Tel Aviv ishte gati për t’i paraqitur presidentit.

Turqia tërhoqi ambasadorin nga Izraeli në vitin 2018 dhe dëboi ambasadorin izraelit në shenjë protestë për vrasjen e dhjetëra palestinezëve në Gaza.

Marrëdhëniet e dy vendeve ishin të tensionuara për shkak të dy incidenteve kulmore të mëparshme.

Në 2003, Erdogan kur ishte kryeministër, shprehu hapur kritika ndaj Izraelit për trajtimin që i bën Palestinës.

Tensioni arrit kulmin në 2010 kur forcat izraelite vranë 9 aktivistë turq të cilët thyen bllokadën e vendosur nga Izraeli në rripin e Gazës.

Show More

Related Articles

Back to top button