Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se më nuk kanë asnjë lidhje me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se Arsovska ka koalicion me LSDM-në, pasi sipas tyre, kjo parti po paguan billbordet e Arsovskë.
“Arsovska nuk ka më asnjë lidhje me VMRO DPMNE-në, me shëndet koalicioni me LSDM-në antimaqedonase dhe dezertore, e cila paguan billbordet dhe reklamat, thonë nga VMRO-DPMNE. LSD paguan për billbordet dhe videot e Arsovskës, një koalicion i dezertuesve i bazuar në kërcënime dhe interesa të biznesit. Nuk kaluan pak ditë, u zbuluan motivet e vërteta të Arsovskës, kanë efekt takimet sekrete mes dezertorin Kovaçevski me Zeçeviqin, paguajnë billbordet nëpër Shkup, për propagandë politike”, thonë nga VMRO-DPMNE.