LajmeMaqedoni

Grubi: S’guxon të ketë zvarritje për rastin “Alfa”! Agim Islami nuk duhet të jetë aty ku është

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Click Plus në TV21 tha se është skandaloze mënyra e tjerrjes së disa prej rasteve gjyqësore. Ai duke komentuar për rastin “Alfa” tha se nuk mund të ndërhyjnë si ekzekutiv në punën e gjyqësorit por tha se ekspertiza e video-incizimit nuk tregon fajësinë e Agim Islamit.

“Sot kisha debat me këtë çështje , me dashamirë të rastit dhe e them publikisht që zvarritje nuk guxon të ketë, në lidhje me rastin Alfa. Do të thotë është bërë ekspertiza e video-incizimit dhe video-incizimi nuk e konfirmon fajësinë e Agim Islamit, i cili po vuan burg të përjetshëm. Për këtë unë e them nga informacionet që i kam, por nuk jam gjykatësi apo prokurori. Duhet ta sjell vendimin gjykatësi. Unë kam bindjen dhe e them publikisht se Agim Islami nuk duhet të jetë aty ku është. Do të kërkojë përditë me këmbëngulësi, nga Apeli, nga Gjykata Shkupi 1, nga të gjithë që të rigjykohet rasti në bazë të informacioneve të reja që i kemi”, tha mes tjerash Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button