Julian Nagelsman lidhet me një shkarkim të mundshëm nga Bajern Munihu. Trajneri i Bajernit është temë kryesore në mediat gjermane ditëve të fundit, pas rezultateve jo të mira të kampionë në fuqi në Bundesliga.
Sipas të përditshmes “Bild”, Bajern Munihu mund të shfrytëzojë një klauzolë sekrete në kontratën me Nagelsmanin, për ta shkarkuar. Mirëpo kjo do të bëhet vetëm në rast se forma e dobët e Bajernit vazhdon në ndeshjet e ardhshme.
Zëvendësimi i Nagelsmanit mund të jetë Tomas Tushel, i cili vlerësohet shumë nga Bordi Drejtues i bavarezëve. Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Nagelsmanit.