Ish presidentët e Shqipërisë do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë në fillim të javës së ardhshme. Gazeta 10 ka mësuar ekskluzivisht se ish krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministri, Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës me 29 shtator, raporton Gazeta 10.
Udhëheqësit pritet të zhvillojnë takime me ish presidentin Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.
Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të presidentëve do t’i bashkohet vetëm Behgjet Pacolli, i cili më herët ka shërbyer si president, ministër dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.
Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë Kosovës të dhe kryyetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.