BotaLajme

Danimarka, vendi i parë i cili do të ndajë mjete për humbje dhe dëme për shkak të ndryshimeve klimatike

Danimarka në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork u angazhua që të jetë vendi i parë i cili do të sigurojë mjete për kombe në zhvillim që kanë pasur “humbje dhe dëme” të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Vendi premtoi se do të sigurojë 100 milionë korona daneze ose mbi 13 milionë dollarë për kompensim si pjesë e ndihmës së saj për klimën.


Sipas ministrit danez të Zhvillimit, Fleming Moler Mortensen, “është përfundimisht jo korrekte që më të varfrit në botë të vuajnë më së shumti nga pasojat e ndryshimeve klimatike”, për çka ata kanë kontribuuar “më shumë”.

Siç informoi Mortensen, mjetet janë të dedikuara për rajonin afrikan Sahell dhe për rajone të tjera të ndjeshme të goditura nga kriza klimatike.

“Me këtë marrëveshje të re, ne e lëmë veprimin pas fjalëve”, nënvizoi ministri. 

Show More

Related Articles

Back to top button