BotaLajme

Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur në Itali

Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës, në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s.

Sipas mediave italiane, viktima është Xhemal Letija, 21 vjeç. Ai po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencën për ta shpëtuar të riun, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button