Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e marra gjatë protestave masive në Iran, që po organizohen pas vdekjes së 22-vjeçares, e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.
Një guvernator rajonal konfirmoi se katër protestues kanë vdekur gjatë protestave, ndërkaq një grup për të drejtat e njeriut tha se edhe një protestues që ishte plagosur, ka vdekur.
Vdekja e Mahsa Amini, e cila ishte ndaluar nga Policia e moralit e Iranit, nën akuzat se nuk kishte respektuar rregullat për veshjen e hixhabit, ka nxitur protesta në
Për shumë iranianë, vdekja e Amini është dëshmi shtesë e shtypjes së atyre që nuk u binden urdhrave dhe rritjes së trajtimit të dhunshëm të vajzave të reja nga Policia e moralit.
Në protesta, shumë gra iraniane kanë hequr shamitë e kokës.
Agjencia shtetërore e lajmeve raportoi të mërkurën se më 20 shtator në qytetin Shiraz pas protestave të dhunshme.
“Mbrëmjen e së martës, disa persona u përleshën me zyrtarët policorë dhe si rezultat i përleshjeve, një asistent policor u vra. Në këtë incident, katër zyrtarë policorë u plagosën në Shiraz”, raportoi IRNA.
Pesëmbëdhjetë protestues u arrestuan në Shiraz më 20 shtator, tha IRNA.
Përveç në Shiraz, protesta gjatë natës janë mbajtur edhe në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, përfshirë në Mashhad, Tabriz, Rasht dhe Isfahan, tha media shtetërore iraniane.
Ndërkaq, guvernatori i Kurdistanit konfirmoi se tre persona u vranë nën rrethana të paqarta në protestat në këtë provincë në perëndim të Iranit.
Ismail Zareikosha tha se Policia nuk ishte përgjegjëse për vdekjet. Ai fajësoi ata që i përshkroi si “armiq të Iranit”, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ndërkaq, Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw, tha se një grua, e identifikuar si Hajar Abbasi, vdiq më 20 shtator pasi u plagos nga të shtënat e policisë në Mahabad më 18 shtator.
Policia e moralit e Iranit e kishte arrestuar Aminin më 13 shtator në Teheran, kur ajo kishte shkuar në kryeqytetin iranian për të vizituar familjarët e saj. Ajo humbi ndjenjat në stacionin policor dhe vdiq tri ditë më vonë.
Policia e ndaloi atë pasi nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin. Irani kërkon nga gratë që të vendosin hixhabin në atë mënyrë që të mbulojnë krejtësisht flokët gjatë kohës sa janë në publik. /rel