BotaLajme

Koreja e Veriut nuk ka ndërmend t’i shesë armë Rusisë

Koreja e Veriut deklaroi se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe shtoi se nuk e ka në plane ta bëjë një gjë të tillë as në të ardhme, pas lajmeve nga SHBA se Moska po i drejtohej Phenianit për ndihmë.

Zyrtarë amerikanë thanë më herët se Rusia mund të blejë raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut, për shkak të humbjeve të mëdha të pësuara në luftën e Ukrainës.

Moska i mohoi raportet në atë kohë, ndërkohë që çdo shkëmbim armësh midis dy vendeve do të ishte në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Të enjten, në një deklaratë në televizionin shtetëror KCNA, një zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Veriut tha: “Ne kurrë nuk kemi eksportuar armë ose municione në Rusi më parë dhe nuk e kemi në plan ta bëjmë këtë gjë”.

Show More

Related Articles

Back to top button