Ushtria ukrainase ka deklaruar se forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonin lindor të Donetskut dhe Luhanskut.
Në raportin e Ukrainës thuhet se 5 civilë ndërruan jetë dhe 47 objekte civile u shkatërruan dhe u dëmtuan si pasojë e sulmeve ruse.
Qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk në Donbas ishin nën bombardime intensive prej disa ditësh.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruan një dekret që e bën më të lehtë për ukrainasit në zonat e pushtuara që të bëhen shtetas rusë.
Ushtria e ukrainës ka deklaruar se forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk.
“Okupatorët qëlluan në më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar ose dëmtuar 47 objekte civile, duke përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën”, tha në një deklaratë Task Forca e Përbashkët e Ukrainës.
Që në muajin e kaluar, Rusia ka vënë fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.
Me dërgimin e mijëra trupave në rajon, Rusia ka sulmuar nga 3 anët në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qyetetet Severodonetsk dhe Lysychansk. Rënia e tyre do të bënte që e gjitha provinca Luhansk të binte nën kontrollin rus, një synim kryesor i luftës së Kremlinit.