BotaLajme

Kërkesa e re e Zelenskit për Rusinë në OKB

Presidenti i Ukrainës , Volodymyr Zelensky, iu drejtua Asamblesë së 77-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) të mbajtur në Nju Jork, SHBA, përmes një video-mesazhi.

Duke folur për varrin masiv të gjetur në qytetin Izyum në Ukrainë , Zelenski deklaroi se Rusia duhet të gjykohet në gjykatat ndërkombëtare.

 ” Rusia kreu krime kundër Ukrainës dhe popullit tonë. Prandaj, shteti ynë kërkon dënim të drejtë për krimet e kryera nga Rusia. E drejta e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të hiqet.” u shpreh Zelenskyy.

Duke iu referuar mobilizimit të pjesshëm ushtarak të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin , Zelenski tha se ndërsa e gjithë bota dëshiron paqen, Putin nuk e dëshiron.

 “Ukraina do paqe, Europa do paqe, bota do paqe. Vetëm Vladimir Putin dëshiron luftë. ” u shpreh presidenti ukrainas.

Zelensku e përshkroi Rusinë si një “shtet terrorist” dhe duke argumentuar se duhet të krijohet një gjykatë speciale kundër krimeve të kryera në vendin e tij, ai tha se ata bënë përpjekje të mëdha në negociatat për të mos luftuar me Rusinë.

“Nuk ishim ne ata që provokuan këtë luftë. Mbajtëm 88 takime për të shmangur luftën. Rusia në vend që të ndalonte këtë krim agresioni, e ktheu atë në një pushtim të madh”, tha ai.

Duke shpjeguar 5 pikat për paqen me Rusinë, Zelenski tha:

“Pesë pikat e formulës sonë janë ndëshkimi i agresionit, mbrojtja e jetës, rivendosja e sigurisë dhe integritetit territorial, garancitë e sigurisë dhe vendosmëria për të mbrojtur veten. Kjo është formula e krimit dhe e dënimit, e cila tashmë është e njohur për Rusinë”. E vetmja gjë që i mungon kësaj formule është neutraliteti”, tha Zelenski. 

Presidenti ukrainas u duartrokit gjatë  në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pas fjalimit të tij.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button