LajmeMaqedoni

24 vjeçarja kumanovare në pranga

Të dielën pasdite (16.10.2022) në ora 16:55, zyrtarët policorë të MPB-së Kumanovë kanë ndaluar vajzën M.Z.(24) nga Kumanova. Vajza në fjalë ka kryer vjedhje në një pronë private në rrugën “Stevo Filipoviq”.
Gjësendi i vjedhur i është gjetur nga policia dhe i është kthyer pronarit, ndërsa kumanovarja 24 vjeçare është dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button