Ylli francez, Mbappe lidhej me një kalim të mundshëm te skuadra e Real Madrid gjatë verës së kaluar.
Lojtari thuhej të kishte arritur marrëveshje me Realin, megjithatë në fund vendosi të qëndronte te PSG. Kjo u konsiderua si tradhti ndaj Florentino Perez.
Sipas ‘El Debate’, Reali nuk do të kthehet më në garë për të transferuar Mbappe.
Është pikërisht fakti që Florentino Perez u ndje i tradhtuar nga ajo që ndodhi verën e kaluar.
Mbappe nënshkroi kontratë dyvjeçare me PSG. Së fundmi, lojtari ka thënë se Madridi i duket sikur shtëpia e tij në të cilën s’ka qenë kurrë.
Mbetet të shihet nëse ndonjë alternativë e re do të hapet për Mbappe.