Një nxënës nga Llërca e Tetovës e ka sulmuar një nxënës tjetër me thikë, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë. Si pasojë e sulmit, nxënësi ka marrë lëndime në dorë, policia thotë se po punon në zbardhjen e rastit, njofton Portalb.mk.
“Dje, në Stacionin Policor të Tetovës janë ftuar një i mitur nga Llërca e Tetovës, i cili në ora 14:30 është paraqitur nga një i mitur nga Tetova se rreth orës 11:300 në Shkollën e Mesme të Tetovës, në të cilën kanë mësuar të dy, fizikisht e ka sulmuar”, thonë nga MPB për Portalb.mk.
Gjatë sulmit, sipas paraqitjes ai ka përdorur mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar prerje të dorës, thonë nga MPB, duke shtuar se po pastrohet dhe dokumentohet rasti.
Një nxënës i cili ka qenë i pranishëm gjatë përleshjes së nxënësit, për Portalb.mk deklaroi se ndjehet i tronditur nga ajo që ka ndodhur dhe kërkoi që organet përkatëse të ndërmarrin masa.
“Jemi të gjithë të trishtuar nga kjo ngjare. Një vajzës i ra të fikët. Si është e mundur të vijnë me thika në shkollë. Ju lutem na ndihmoni edhe ju së paku të kemi asistencë policore në shkollë, unë nuk mund të vazhdojë shkollimin në këto kushte, kam pësuar traumë të madhe. Të përjashtohet nxënësi që të jetë shembull për të tjerët. Nëse nuk merr masa shkolla dhe policia do ta bojkotojmë mësimin”, thonë një nxënës, i cili gjatë ditës së djeshme e paraqiti rastin në Portalb.mk.