Mediat Angleze raportojnë se numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë në Kanalin e la Manshit është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara. Emigrantët lundrojne ilegalisht me anë të mjeteve të ujit kundrejt shumave monetare që u paguajnë trafikantëve te cilët i lënë në Dover, ku prej aty mund të futen në Angli për të kërkuar azil ose për të punuar në të zezë.
Numri i emigantëve ilegal këtë vit nëpërmjet kësaj mënyre supozohet të jetë rreth 30.000.
Siç raportohet janë vënë re femijë të vegjël të mbledhur me batanije në mesin e numrit të madh të emigrantëve të nxjerrë në breg. Fëmijët e mbështjellë me batanije u çuan në ambiente të sigurta pasi kaluan Kanalin të mërkurën e kësaj jave.
Javën e kaluar afro 40 njerëz u shpëtuan nga Kanali kur varka e tyre u mbyt në brigjet jugore. Zyrtarët qeveritarë thanë muajin e kaluar se ishte e jashtëzakonshme që nuk kishte pasur ndonjë incident serioz, si mbytje, deri më tani këtë vit pasi numri mesatar i njerëzve për varkë u rrit në 44, krahasuar me 28 në 2021.