Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti eurodeputetët Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer, përfaqësues të Të gjelbërve/Grupi i Aleancës së Lirë Evropiane nga Parlamenti Evropian.
Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i presidentit Pendarovski, ishte biseduar për rrjedhën e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut nga aspekti i procesit të skriningut, aktivitetet reformuese të cilat i ndërmerr vendi dhe përshtatjen me legjislacionin evropian, si dhe për ngjarjet aktuale në Bashkimin Evropian.
Presidenti Pendarovski theksoi se është e nevojshme t’i kushtohet rëndësi e veçantë reformave në sferën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe shprehu bindje se institucionet evropiane do të japin mbështetje maksimale dhe do ta përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me çka do të mundësohet që vendi t’i ndjejë përfitimet konkrete gjatë bisedimeve.
Në takim me eurodeputetët, presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e deritanishme nga Të gjelbrit/Grupi i Aleancës së Lirë Evropiane dhe theksoi se vendi është i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm.