LajmeMaqedoni

Me këtë datë ndërrohet ora

Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë. Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Show More

Related Articles

Back to top button