BotaLajme

Polonia shpërndan pilula jodi ndërsa frika rritet për centralin bërthamor të Ukrainës

Polonia, e shqetësuar për luftimet rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, ka shpërndarë tableta jodi në departamentet rajonale të zjarrit për t’ua dhënë njerëzve në rast ekspozimi radioaktiv, tha një zëvendësministër të enjten.

Jodi konsiderohet një mënyrë për të mbrojtur trupin kundër kushteve të tilla si kanceri i tiroides në rast të ekspozimit radioaktiv, përcjell rtv21.tv

Granatimet në vendin e Zaporizhzhia – termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, kanë dëmtuar ndërtesat afër gjashtë reaktorëve të tij dhe kanë prerë kabllot e energjisë, duke rrezikuar një katastrofë bërthamore që do të prekte vendet fqinje, raporton Reuters

Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet rreth uzinës./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button