BotaLajme

CNN anulon intervistën me presidentin e Iranit pas kushtit “të pashembullt”

Christiane Amanpour, gazetare veterane e rrjetit televiziv amerikan, CNN, ka anuluar një intervistë me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, pasi ai i ka kërkuar që të vendosë një mbulesë në kokë përgjatë takimit në Nju Jork.

Amanpour ka thënë se asnjë prej presidentëve paraprakë të Iranit nuk i ka kërkuar që ajo të vendosë mbulesë kur ka zhvilluar intervistat jashtë territorit iranian. Ajo ka thënë se një ndihmës i Raisit i ka thënë se duhet të bëjë diçka të tillë për shkak të “situatës në Iran”.

Vdekja e një gruaje të re në Iran, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë, ka nxitur protesta dhe zemërim brenda shtetit. Mahsa Amini, 22-vjeçare, ka rënë në komë javën e kaluar, disa orë pas arrestimit nga Policia për Moral. Zyrtarët besohet se e kanë goditur kokën e Aminit me pajisje të forta. Policia ka thënë se nuk ka të dhëna për keqtrajtim të saj dhe se ajo ka pasur “sulm të papritur në zemër”.

Protestat, tani në ditën e tyre të shtatë, janë zgjeruar në 80 shtete tjera dhe qyteza të Republikës Islamike. Të paktën 17 persona janë vrarë.

Intervista me Raisin do të ishte e para në tokën amerikane, në kuadër të vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Amanpour ka thënë se ka qenë e gatshme që të kryejë intervistën kur një prej ndihmësve të presidentit ia ka kumtuar kërkesën. “Ne jemi në Nju Jork, ku nuk ka ligj apo traditë sa u përket mbulesave në kokë”, ka thënë ajo më vonë në Twitter.

Ekipi i saj është larguar nga vendi ku do të mbahej intervista, pasi kushtin e Iranit e ka konsideruar “të pashembullt dhe të papritur”. Më vonë ajo e ka postuar një fotografi, ku shihet pa shami dhe e vetme në dhomën ku do të duhej të mbahej intervista./ REL

Show More

Related Articles

Back to top button