LajmeSport

Franca mund 2 me 0 Austrinë/ Sot në mbrëmje, përballjet Gjermani – Hungari dhe Itali – Angli

Në ndeshjet e mbrëmshme të Ligës së Kombeve, Franca mposhti 2 me 0 Austrinë duke marrë kështu fitoren e parë në grupin 1 të ligës A.

Një lojë e mirë nga francezët dhe pse nuk mundën të konkretizonin dot në fraksionin e parë. Sfida u zhbllokua në pjesën e dytë të lojës fal një goli të Mbappe e më pas ishte Oliver Zhiru ai që dyfishojë shifrat. Ky i fundit ka thyer rekordin si golashënuesi më i vjetër i përfaqësueses së gjelave. Aktualisht, kampionët e botës në fuqi renditen në vendin e tretë të grupit, që kryesohet nga Kroacia dhe Danimarka .

Ndërkohë, në Grupin 4 të Ligës A, Holanda triumfoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Polonisë ,falë golave të Gakpo dhe Bergëijn. “Tulipanët” ruajnë kryesimin me 13 pikë, ndërsa Belgjika mposhti me rezultatin 2-1, Uellsin. Në vendin e tretë të këtij grupi, renditet Polonia me katër pikë, ndërsa në vendin e fundit është Uellsi me vetëm një pikë.

Ndërkohë sot në orën 20.45 Gjermania do të pres Hungarinë ,ndërsa Italia do të përballet me Anglinë.

Show More

Related Articles

Back to top button