GostivarLajme

Aksion kontrollues ndaj argjendarive, u sekuestruan mbi 10 kilogram stoli ari / Në Gostivar janë gjetur dhe konfiskuar 1.690 gramë

Më datë 22.09.2022, punonjësit e Policisë së Departamentit të Policisë Kriminale në MPB – Sektori për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Administratën e të Ardhurave Publike, kanë kryer kontrolle në disa persona juridikë në në zonën e Shkupit, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës, të cilët merren me blerjen, prodhimin dhe shitjen e stolive të arit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar mbi 10 kilogramë produkte të pavulosura – të pa deklaruara (ar dhe stoli ari), përkatësisht mosrespektim të detyrimeve që dalin nga Ligji për regjistrimin e pagesave me para në dorë, si dhe vepra penale të përcaktuara në Kodin Penal.

Gjatë kontrollit të tetë argjendarive në Shkup janë gjetur dhe konfiskuar rreth 661 gramë ar pa vulë, në Tetovë gjatë kontrollit të 11 argjendarive janë gjetur dhe konfiskuar 7.399 gramë ar pa vulë, në Gostivar gjatë kontrollit të shtatë argjendarive 1.690 gramë janë gjetur dhe konfiskuar, ndërsa në Kërçovë gjatë kontrollit të tre argjendarive janë gjetur dhe konfiskuar 269 gramë ar pa vulë .

Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Administrata për të Hyra Publike kanë konstatuar parregullsi të tjera të cilat janë sanksionuar në përputhje me rrethanat.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj pronarëve dhe personave juridikë do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button