LajmeSport

Fundi i një epoke, Federer i dha lamtumirën tenisit me lot në sy

Roger Federer e zhvilloi ndeshjen e fundit zyrtare në tenis, duke i dhënë lamtumirën sportit që i dhuroi aq shumë e që e shndërroi në një ikonë në mbarë botën.

Sfida e fundit për zviceranin ishte tejet speciale pasi bëhej fjalë për një ndeshje dyshe dhe ai bashkëpunoi me rivalin dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Rafael Nadal. Në fakt, dyshja evropiane e turneut Laver Cup, e humbi sfidën me shifrat 2-1 ndaj dyshes amerikane, Jack Sock dhe Frances Tiafoe.

Sigurisht mes emocioneve të mëdha teksa organizatorët u kujdesën edhe për të kujtuar momentet më speciale të Federer gjatë karrierës së tij, 41-vjeçari nuk mundi të mbante lotët, ashtu si edhe Nadal që u prek tejmase nga lamtumira e mikut të tij.

Show More

Related Articles

Back to top button