Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë territorin ukrainas si diçka tjetër përveçse pjesë e Ukrainës. Presidenti Joe Biden deklaron se Referendumet e Rusisë janë një mashtrim dhe një pretekst i rremë për t’u përpjekur të aneksojw pjesë të Ukrainës me forcë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara dënojnë referendumet e rreme që po mbahen në disa prej territoreve të pushtuara dhe deklarojnë se nuk do ta njohin kurrë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia.
Kështu thuhet në deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden , të publikuar nga shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.
Presidernti Biden thotë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta njohin territorin ukrainas si diçka tjetër përveçse pjesë e Ukrainës.
Dhe në këtë kuptim ai thotë se referendumet e Rusisë janë një mashtrim, dhe një pretekst i rremë për t’u përpjekur të aneksohen pjesë të Ukrainës me forcë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Presidenti vuri në dukje se SHBA do të punojë me aleatët dhe partnerët e saj për të imponuar “kosto ekonomike shtesë të shpejta dhe të rënda” ndaj Rusisë.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me partnerët tanë në mbarë botën, dhe me çdo komb që respekton parimet thelbësore të kartës së OKB-së, si dhe në refuzimin e çfarëdo rezultati të sajuar që Rusia do të shpallë.
Joe Biden gjithashtu u zotua për mbështetjen e vazhdueshme për popullin ukrainas, duke u zotuar se “do t’i ofrojë atyre ndihmë sigurie për t’i ndihmuar ata të mbrohen ndërsa i rezistojnë me guxim pushtimit rus”.
Bardhë paralajmëroi Rusinë për sanksione të menjëhershme që do të vendosen nga SHBA dhe vende të tjera, të cilat do të sillnin pasoja të rënda për ekonominë ruse, nëse Rusia fillon të aneksojë zonat e pushtuara në Ukrainë.