LajmeRajon

Aksident me 4 të plagosur në superstraden Lezhë-Laç, mes të lënduarve një grua e një fëmijë

persona.

Dy automjete dy po vinin përballë njëra tjetrit janë përplasur, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 1 prej te cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mes të plagosurve jane një grua dhe një fëmijë i vogël. Të plagosurit janë dërguar në spital.

Dyshimet për shkaqet e aksidentit janë për një parakalim jashtë rregullave që ka çuar në aksidentin.

Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e rrethanave të aksidentit, i dytë ditën e sotme pasi në mëngjes ndodhi një aksident me vdekje pranë mbikalimit të Patokut.

Në këtë segment rrugor ka mungesë ndriçimi, sidomos në aksin Milot-Lezhë ku është problematike për shkak të degëzimeve të shumta pasi është një zonë e banuar.

Show More

Related Articles

Back to top button