LajmeSport

Sot takimi i parë zyrtar mes Interit dhe Dybala, zikaltërit do të paraqesin ofertën

Sot është një ditë e rëndësishme për merkaton e Interit, pasi ditën e sotme, është planifikuar takimi i parë zyrtar mes drejtuesve zikaltër dhe rrethit të Dybala.

Do të diskutohen në tryezë kërkesat e lojtarit, ofertën e Interit dhe perspektivat e klubit. Dybala, përfundon zyrtarisht kontratën me Juventusin më 30 qershor, kur në tetorin e kaluar kishte rënë dakort me Juven për rinovimin prej 8 milionë euro dhe 2 milionë bonuse, por që aprovimi më pas nuk erdhi nga klubi italian.

Interi thuhet se është gati të ofrojë 6 milionë euro në sezon plus bonuse, ku mund të arrijë deri në 7,5 milionë euro, dhe duke ia lënë të drejtat e imazhit tërësisht lojtarit.

Kjo është hera e parë që Interi do të kontaktojë Dybalan zyrtarisht, por gjithashtu zikaltërit duhet të përshpejtojnë largimin e Vidal dhe Sanchez, pasi të dy bashkë do të sillnin pothuajse 20 milionë euro, jo nga shitja e tyre, por nga pagat e tyre së bashku, një kosto kursimtare e konsiderueshme./ h.ll/abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button