Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët në dekada kundrejt dollarit amerikan, teksa po rritet frika për inflacion dhe recesion. Qeveria ka njoftuar një plan drastik për të ulur taksat, duke pretenduar se kjo do të nxisë rritjen.
Paundi ra me 2% deri në 1,1042 dollarë, vlera më e dobët që nga fillimi i vitit 1985 , ndërsa kundrejt euros ra nga 1,14 euro në 1,13 euro. Tregtarët duken gjithnjë e më të shqetësuar për perspektivën ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa infalcioni i shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë që përbën një kërcënim për ekonomitë në mbarë botën.