Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë sot do të prezantojë raportin e titulluar “Përballja me ndotjen e ajrit përmes minimizimit të varfërisë energjetike dhe promovimit të sjelljes pro-ekologjike”.
Raporti është përgatitur në kuadër të projektit “Trajtimi me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit”, i financuar nga Suedia, i implementuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetin e Shkupit.
Siç është paralajmëruar, rezultatet e hulumtimit do të ndahen nga ekipi i projektit, më pas do të diskutohet për gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit.