Lajme

25 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, datë kjo e cila shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari

Sot bëhen 25 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Në këtë ditë, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt, në varrimin e mësuesit të shkollës së Laushës, Halit Geci, i cili ishte vrarë nga forcat serbe.

Në varrimin e tij, si ushtarë të UÇK-së, për herë të parë para opinionit publik, ishin paraqitur Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi.

Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

Kjo datë shënon edhe ditëlindjen e kryekomandantit legjendar  Adem Jashari. Adem Jashari (28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998) ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai njihet si “Komandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button