LajmeRajon

Situatë dramatike në tregun valutor, euro përtokë si kurrë më parë, dollari kap majat

Monedha europiane është duke përjetuar ditët më të këqija në tregun vendas në raport me lekun. Pas rënies së fortë në fund të javës së shkuar, pritej me shumë interes se si do të niste kjo javë, por duket se nuk ka asnjë përmirësim sa i përket monedhës europiane dhe interesave financiare të atyre që të ardhurat i kanë në euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, një euro këmbye sot me mesatarisht 116.32 lekë ndërkohë që e mbylli javën me 116.58 lekë.

Rënie të fortë në raport me lekun ka pësuar edhe paundi britanik. Një paund u këmbye sot me 128.91 lekë, ndërsa në fund të javës së shkuar këmbehej me 133.64 lekë, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë, situata duket krejtësisht ndryshe sa i përket dollarit. Një dollar këmbehet sot me 120.12 lekë, ndërkohë që në fund të javës së shkuar ishte 119.46 lekë.

Krahas zhvillimeve ndërkombëtare, zhvlerësimi i ndjeshëm i euro në tregun shqiptar lidhet edhe me sasinë e madhe të monedhës europiane që është futur gjatë muajve të fundit në Shqipëri duke e kthyer vendin në një lavatriçe të mëdha parash, të cilat investohen kryesisht në sektorin e ndërtimit.

Nga situata e krijuar me euron preken drejtpërdrejt ata që kanë të ardhura në këtë monedhë dhe shpenzimet në lekë dhe përfitojnë shumë ata që të ardhurat i kanë në lekë dhe shpenzimet në euro.

Zhvlerësimi i euros i jep një dorë gjithashtu edhe kompanive importuese, ndërsa rrit prek në mënyrë të drejtpërdrejtë eksportuesit duke ua bërë atyre më të shtrenjtë produktin për tregun europian. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button