LajmeMaqedoni

Mbahet edicioni i dytë i Kolonisë arstistike “Art dhe Paqe”/ Nikoqir SH.F.K “Naim Frashëri”, Negotinë

 Nën patronazhin e SH.F.K “Naim Frashëri” të fshatit Negotinë, u mbajt edicioni i dytë i kolonisë së artit “Art dhe paqe” ku ishin të ftuara të gjithë shkollat e komunës Vrapçishtit edhe atë: SH.F.K ” Vrapçisht” Vrapçisht; SH.F.K” Sali Lisi” Dobridoll; SH.F.K “Mehmet Deralla” Gradec dhe shkolla e Negotinës si nikoqire.

 “Vlenë të theksohet se gjithësejt në këtë aktivitet marrin pjesë 18 nxënës dhe 6 mësimdhënës, punimet e nxënësve do ngelin në shkollën “Naim Frashëri” Negotinë, ku me të njejtat do hapet ekspozitë me datë 22 Nëntor, për nder të ditës së Alfabetit. Në fund tre nxënës u shpërblyen me vendet e para për punën e tyre. Kurse të gjithëve u ndan mirënjohje për pjesëmarje”, njofton drejtori i SH.F.K “Naim Frashëri” Negotinë, Bejtulla Kamberi.

 Edhe pse ka pasur ftesë, në koloni nuk ka marrë pjesë SHFK “Mehmet Deralla” nga fshati Gradec.

Show More

Related Articles

Back to top button