BotaLajme

Prag tragjedie në Francë, avioni përfundon në ujë nga moti i keq (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Francë ku një avion ka dalë nga pista dhe ka përfunduar në ujë. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin Montpellier dhe avioni që ka dalë nga pista është i modelit Boeing 737.

Siç thekson faqja e internetit “Aerotelegraph”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës teksa piloti tentoi të ulte Boeing 737 gjatë një stuhie të fortë. Gjatë aksidentit nuk ka të lënduar, thuhet në njoftimin e aeroportit, ndërsa tre anëtarët e ekuipazhit janë transportuar në mënyrë të sigurtë falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit.

“Aeroporti është mbyllur për arsye sigurie për fluturimet komerciale dhe të pasagjerëve për një kohë të pacaktuar derisa një kompani e specializuar të heqë avionin”, thuhet në një deklaratë të aerportit. Boeing 737 i përket Swiftair spanjoll.

Janë angazhuar forca të shumta të një kompanie për të hequr avionin nga vendi i ngjarjes në mënyrë që fluturimet të vazhdojnë normalisht.

Show More

Related Articles

Back to top button