
Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale.
Arsyet e vazhdimit të paraburgimit mbesin të njëjta: rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave. Ashtu siç rëndom i ka bërë Prokuroria e Specializuar e ia ka aprovuar Gjykata.
Kërkesën për lirim nga paraburgimi Kadri Veselit ia kishte refuzuar edhe Gjykata Supreme.
Veseli u arrestua në 5 nëntor 2020.
Ai akuzohet për gjashtë akuza të krimeve kundër njerëzimit, përkatësisht: përndjekje, burgim, veprime të tjera çnjerëzore, tortura, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Si dhe për katër akuza për krime lufte, përkatësisht: ndalim arbitrar, trajtim mizor, tortura dhe vrasje.