Emisione & Programe TV GLOBI

Emigrantët ekonomik nën kërcënimin e eksploatimit në punë

Pagë e papaguar, pasaportë të konfiskuar, kushte të këqija në punë, shantazhe e deri te dhuna fizike. Këto janë disa nga kërcënimet me të cilat mund të përballen njerëzit të cilët për të siguruar kushte më të mira jetese, ndryshojnë vendbanimin dhe largohen edhe përtej kufijve të vendit të tyre.

Gjatë rrugës ndodh që të hyjnë në labirinthin e errët të trafikimit të qenieve njerëzore. Gazetari Zoran G. Maxhoski ka bërë hulumtime që tregojnë nevojën për funksionim të vazhdueshëm me qëllim të njohjes, ndihmës dhe mbështetjes.

Historia e videos konfirmoi se Trafikimi i Qenieve Njerëzore (TQN) është një problem shoqëror, shumëdimensional, kriminal dhe social që shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut (viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore).

Fokusi është në rajonin e Pollogut, në të cilin gjenden dy qytete, Tetova dhe Gostivari. Këtu dukuria e a.q “shfrytëzimi në punë” është në të ashtuquajturën “zonë gri” dhe më së shumti lidhet me punësimin e punëtorëve sezonal ose të njohur si argatë (emigrantë ekonomik).

Show More

Related Articles

Back to top button