BotaLajme

Policia greke plagos një shqiptar, sulmoi oficeren me kaçavidë

Sot në orët e para të mëngjesit, policia greke ka nisur një operacion në zonën e Zografos ku janë kryer kontrolle banesash të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht shpërndarje droge dhe grabitje.

Gjatë operacionit një oficere policie greke e moshës 35 vjeçe është ndjerë keq dhe është shkëputur nga operacioni. Gjatë kohës që po largohej, është sulmuar me kacavide nga një shtetas shqiptar 30 vjeç me precedente penale.

Oficerja e policise është kunderpërgjigjur duke goditur me armën e shërbimit ndaj tij dhe duke e lënë të plagosur në këmbë. Ndaj 30 vjeçarit rezulton se kishte 4 urdhër arreste për grabitje, armembajtje dhe drogë.

Edhe shqiptari edhe oficerja janë transportuar në spital për ndihmën e parë. Në operacion marrin pjesë 4 njësi të forcave speciale EKAM, 6 njësi të OPKE, police të Athinës dhe ata te antidrogës. Në pranga mësohet se ka rënë vëllai i shqiptarit.

Show More

Related Articles

Back to top button