BotaLajme

Ministrja e Jashtme franceze, vizitë të papritur në Kiev

Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna mbërriti në Kiev në një vizitë të papritur të martën, ku do të takojë homologun e saj, Dmytro Kuleba dhe Presidentin Volodymyr Zelensky, shkruan CNN.

Është hera e tretë që Colonna viziton kryeqytetin ukrainas, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Në kontekstin e deklaratave të papërgjegjshme të autoriteteve ruse dhe organizimit të paligjshëm të referendumeve të rreme në territorin e Ukrainës, ministrja dëshiron të shprehë solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe vendosmërinë e saj të plotë për të forcuar mbështetjen e saj për Ukrainën, sovranitetin dhe integriteti territorial”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Show More

Related Articles

Back to top button