LajmeSport

Ndeshja RMV – Bullgari në fushatën zgjedhore në Sofje

Ministria e Jashtme ka dënuar gjuhën e urrejtjes në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Bullgari. Në Bullgari, që mbrëmë, nëpër rrjetet sociale kanë reaguar një pjesë e aktorëve politik, duke vënë këtë temë në fushatën zgjedhore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 2 Tetor.

Në Bullgari reagime të shumta, kurse në vendin tonë zyrtarisht Ministria e Jashtme dënoi gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen e tifozëve vendas në ndeshjen e futbollit Maqedoni e Veriut – Bullgari.

MPJ

“Ngjarjet sportive paraqesin shprehjen më të lartë të parimeve të fer raporteve, respektit të ndërsjellë dhe ndeshjes në frymën sportive. Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës paraqesin kundërthënie thelbësore të idesë së tyre bazë”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, I cili mbrëmë ishte I pranishëm në këtë ndeshje, kishte mesazhin e njëjtë.

“Gjithmonë reagojmë kur ka veprime që cënojnë imazhin tonë. Mënura më e mirë për të bërë tifozllëk është të mbështetet ekipi ynë por edhe të respektohen kundërshtarët” – tha Kovaçevski.

Një valë reagimesh në Sofje kanë shkaktuar fishkëllima e himnit bullgar por edhe ofendimet gjatë ndeshjes.

“Si bullgar dhe si tifoz futbolli kategorikisht dënoj nënçmimin e himnit bullgar. Fatkeqësisht me veprime të këtilla fqinjtë nga RMV-ja nuk janë duke treguar se i kuptojnë vlerat evropiane. Përpara bullgarë – heronj” – tha Bojko Borisov.

Pesë ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari, kjo temë ka hyrë në fushatën zgjedhore. Disa politikanë madje arsyetojnë bllokimin bullgar të rrugës evropiane për RMV-në.

“I drejtë ishte vendimi i Partisë Socialiste bullgare që të mos e mbështes pranimin e RMV-së në BE. Nënçmimi i himnit bullgar nga maqedonasit dhe thirrjet “bullgarë – tatarë” janë të papranueshme” – tha Kornelija Ninova – BSP.

Por, Ivajlo Mirçev nga “Bullgaria Demokratike” thotë se gabimi fundamental i politikanëve është të vënë shenjën e barabarësisë midis agjitimeve nëpër stadium dhe pozicionit zyrtar të RMV-së. Në këtë frymë përfundon edhe reagimi I MPJ-së në Shkup ku thuhet se RMV-ja dhe Bullgaria do të vazhdojnë të punojnë rreth raporteve të mira ndërfqinjësore. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button