Është aksidentuar një veturë me tabela të Kumanovës, tek ura hyrëse për në fshatin Zhelinë nga autostrada.
Nga shpejtësia e madhe vetura ka fluturuar në shtratin e lumit Vardar. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ku tashmë vetura është larguar nga shtrati i lumit, derisa po punohet në gjetjen e vozitësit dhe verifikimit se a ka pasur pasagjerë të tjerë në veturë.
Këtë e kanë konfirmuar Policia në Tetovë./ Alsat.mk