LajmeRajon

Rama i prerë: Askush nuk do gëzojë 1 metër pa leje

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të biznesit për bilancin e sezonit turistik veror, iur rikthyer ndërtimeve pa leje dhe ligjit për konfiskimin e objekteve shumëkatëshe që kanë metra pa leje, të blerjes së tyre nga pronari apo dhurimit. Prerazi Rama tha se nuk do të ketë tolerime për ndërtimet pa leje dhe se askush nuk ka për të gëzuar 1 metër katror që ka përfituar jashtë lejes.

“Akoma kemi probleme me ndërtimet. Kemi shumë ndërtime me leje që respektojnë lejen në volume por jo gjithmonë nuk e respektojnë në aspektin e arkitekturës, cilësisë. Pa i përmbushur këto të dyja, pa mbyllur përfundimisht historinë e ndërtimeve pa leje dhe ngacmimin e territorit jashtë lejeve dhe planeve dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve që janë për turizëm, lëmë mangut një komponent shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye do shtrëngojmë akoma më shumë politikën e ndërtimeve pa leje dhe askush nuk ka për ta gëzuar një metër katrorë tepër jashtë lejes dhe do ta zgjedhin vetë çfarë do bëjnë; do t’i dhurojnë, do t’i blejnë me çmimin e tregut plus të indeksuar, apo do t’ju konfiskohet fare. Për aspektet penale të çështjes, ato janë punët e tyre të drejtësisë, nuk janë të qeverisë”.

“Jemi ndjerë më shumë se një herë të turpëruar për faj të llumit që gëlon në sistemet e drejtësisë, dhe llumi në drejtësi bashkë me llumin në Policinë e Shtetit dhe inspektorate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna te ndërtuesit e mëdhenj e mbyllin me para çështjen, njerëz që kanë ndërtuar pa leje një gardh, një mur, gjysmë shtese në fshat, dhe raste flagrante janë bërë dhe publike. Një kotec, një mur mbajtës, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos që të të nxjerrë dhe bojën botërisht, dhe e kanë të pamundur që të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës që janë shumë më pak seç kanë qenë. Raporti është më shumë se sa 1 me 10. Kur ne kemi nisur këtë betejë që nuk ka pasur pallat në Tiranë që kishte ndonjë metër pa leje.

Mësimi që kemi nxjerrë është që këta me prokurorët e korruptuar e zgjidhin siç e zgjidhin edhe ata që nga një anë tatimet i çojnë në prokurori për evazion dhe nga ana tjetër dali pa lagur. Atëherë kjo është zgjidhja që ne kemi gjetur. Asnjë metër nuk do ta gëzojnë dot. Ka filluar dhe kontrolli përgjatë bregdetit”, theksoi Rama./Gazeta Express

Show More

Related Articles

Back to top button