BotaLajme

Erdogan akuzon Greqinë dhe thotë se mbështetja nga SHBA nuk do t’ju shpëtojë

Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Athinën se po strehon terroristë. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë sa vijnë e përshkallëzohen. Pas raportimeve të mediave turke se Greqia në mënyrë të paligjshme, ka dislokuar mjete të blinduara në ishujt në Egje ka reaguar presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Armët e grumbulluara në Trakinë Perëndimore dhe në ishuj nuk janë asgjë për ne. Forca dhe aftësitë tona janë shumë përtej kësaj.Duam t’i kujtojmë Greqisë, ejani në vete. Mendoni se mbështetja nga Amerika dhe Evropa do t’ju shpëtojë?”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk akuzoi gjithashtu Athinën se po strehon terroristë.

“Terroristët mbrohen pothuajse në çdo vend të Evropës, veçanërisht në kampin grek në Lavrio. Ne presim që të gjitha vendet, veçanërisht fqinjët, të marrin masat e duhura kundër organizatave terroriste”, është shprehur Erdogan.

Erdogan përmendi edhe çështjen e emigracionit, duke thënë se Turqia nuk dëshiron që në Egje dhe Mesdheut derdhen lot apo gjak.

Në të shkuarën, tensione të tilla janë shuar shpesh nga SHBA apo liderët evropianë, por këtë herë, ekziston frika se ata mund të mos i kushtojnë vëmendje për shkak të luftës në Ukrainë.

Show More

Related Articles

Back to top button