Numri i rusëve që mbërrijnë çdo ditë në Gjeorgji pothuajse është dyfishuar që kur Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm për luftën në Ukrainë, tha për mediat lokale Ministri i Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë, Vakhtang Gomelauri.
“Katër deri në pesë ditë më parë, 5,000-6,000 (rusë) mbërrinin në Gjeorgji çdo ditë. Numri është rritur në rreth 10,000 në ditë”, ka thënë Gomelauri, sipas CNN.
“Ne supozojmë se ata janë kryesisht njerëz që duan t’i shmangen detyrës ushtarake”, shtoi ai.
Urdhri i pjesshëm i Putinit për mobilizimin e qytetarëve rusë javën e kaluar ka shkaktuar një eksod të rusëve dhe reagime në vend, me demonstrata që kanë shpërthyer gjithashtu në disa rajone të pakicave etnike.
Rusët kanë ikur në Gjeorgjinë fqinje, ku mund të qëndrojnë për një vit pa vizë. /abcnews.al