BotaLajme

Japonia akuzon Rusinë se e kanë arrestuar pa arsye konsullin Tatsunor

Japonia ka akuzuar Rusinë se konsullin Motoki Tatsunor, ia kanë arrestuar pa arsye, raportoi BBC-ja të martën.

Autoritetet japoneze thanë se konsullit në Vladivostok i ishin lidhur sytë dhe duart, derisa u bë e ditur se më pas u lirua. Për Tatsunorin pati dyshime nga Rusia se ishte spiun.

“Rusia pretendon se Tatsunori mori informacion të klasifikuar në lidhje me bashkëpunimin me një vend tjetër aziatik pa emër”, thuhet në njoftimin e BBC-së.

Diplomati japonez pritet të largohet nga Rusia të mërkurën.

Japonia është në mesin e shteteve që dënuan agresionin rus në Ukrainë. Të hënën, Japonia mori vendim që ta ndalojë shitjen e pjesëve për armë kimike në Rusi, si pjesë e pakos së sanksioneve.

Show More

Related Articles

Back to top button