Josep Borrell , përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, ka dënuar rezultatin e referendumeve që autoritetet ruse organizuan në Ukrainën e pushtuar, ashtu edhe për sabotimin e dyshuar të gazsjellësit Nord Stream, shkruan The Guardian.
“BE denoncon rezultatin e paligjshëm të referendumeve dhe rezultatin e tyre. Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut.
Ne përgëzojmë guximin e ukrainasve, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë dhe t’i rezistojnë pushtimit rus.”
Ai gjithashtu premtoi “një përgjigje të fortë dhe të bashkuar” nga BE-ja mbi sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.
“Dëmtimi i Nord Stream 1 dhe 2 nuk janë rastësi dhe na prek të gjithëve. Të gjitha informacionet e disponueshme tregojnë se dëmtimi është rezultat i një veprimi të qëllimshëm.
Ndërprerja e qëllimshme e infrastrukturës energjetike europiane është krejtësisht e papranueshme dhe do të përballet me një përgjigje të fortë,” përfundoi Borrell.