LajmeMaqedoni

Tetova bëhet me autobus elektrik

NP “Tetova Transport” – Tetovë mundohet të jetë në hap me risitë më të fundit në fushën e transportit publik. Për kënaqësinë tonë të madhe, më 30 shtator 2022 (e premte), në Tetovë do të prezantohet modeli i autobusit elektrik ISUZU NOVOciti.

Ky autobus është me energji elektrike, nuk përdor karburant që lëshon grimca të dëmshme në ajër dhe është i destinuar për transportin publik të qytetit. Ky autobus do të qarkullojë nëpër Tetovë më 30 shtator 2022 (e premte). Në fillim në ora 09:55, nisja do të jetë nga Universiteti i Evropës Juglindore (SHTUL).
Vozitja do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës.

Show More

Related Articles

Back to top button