LajmeMaqedoni

Kryeministri Kovaçevski i dhuroi një bursë për notuesin e ri Marko Pejçinovski

Kryeministri Kovaçevski sot në kabinetin e tij e priti notuesin e ri Marko Pejçinovski, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski.

Kovaçevski përzemërsisht e uroi Pejçinovskin për sukseset e deritanishme në not dhe dërgoi mesazh se Qeveria përmes Agjencisë për Rini dhe Sport do të vazhdojë të mbështesë sportistët e rinj të suksesshëm, të cilët janë promovues të fuqishëm të kulturës së sportit në vend.

Në shenjë mirënjohjeje Pejçinovskit, i cili përkundër sëmundjes së rrallë arrin rezultate të jashtëzakonshme sportive, Kryeministri Kovaçevski notuesit të ri ia dorëzoi vendimin për bursë prej 200.000 denarë, mjete të siguruara përmes Federatës Nacionale “Sport për të gjithë”.

Me këtë, këtij sportisti të ri iu shpreh respekt dhe mirënjohje për shembullin e tij personal të sakrificës dhe arritjeve të larta sportive që Pejçinovski ia kushtoi sensibilizimit të personave me sëmundje të rralla.

Suksesi i tij i fundit sportiv, i cili nxiti admirim, ishte kalimi me notë i distancës nga 64 kilometra të relacionit Ohër – Strugë – Shën Naum – Ohër.

Në takim u diskutua edhe për planet e ardhshme sportive dhe profesionale të sportistit të ri dhe përkushtimin e Qeverisë për të investuar në një infrastrukturë sportive moderne, të sigurt dhe të qasshme për sport rekreativ dhe profesional, me qëllim zhvillimin e sportit sipas standardeve botërore.

Show More

Related Articles

Back to top button