LajmeMaqedoni

“E Majta” dorëzon në KSHZ iniciativën për referendum, paralajmërojnë bllokim të plotë të Kuvendit

Kryetari i partisë opozitare maqedonase “E Majta”, Dimitar Apasiev sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve ka dorëzuar Iniciativën për referendum.

‘E majta ka dorëzuar sot propozimin për paraqitjen e nismës qytetare për referendum. Populli duhet të thotë fjalën e tij për çështjet me interes kombëtar”, tha Apasiev.

E majta ka paralajmëruar bllokadë të plotë të Kuvendit, nëse kryeparlamentari Talat Xhaferi e refuzon edhe këtë Iniciativë.

Nga partia thonë se kanë marrëveshje me OBRM-PDUKM-në dhe, siç paralajmëroi deputeti i majtë, Borisllav Krmov, “së bashku do të çojmë në paralizë të plotë të Legjislativit”.

OBRM-PDUKM do ta mbështesë edhe iniciativën e së majtës për referendum, tha më herët lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski.

Të paktën njëqind nënshkrime nevojiten që Iniciativa të dorëzohet në Kuvend.

Paraprakisht, iniciativa për referendum për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për ratifikimin e Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë, të cilin OBRM-PDUKM e dorëzoi në Kuvend më 9 shtator, Xhaferi e hodhi poshtë me arsyetimin se ishte antikushtetuese dhe për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare që ratifikohen në përputhje me Kushtetutën, janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Show More

Related Articles

Back to top button