LajmeMaqedoni

Kompania për prodhim të vajit ushqimor në RMV tha se çmimi i vajit nuk do të ndryshojë, të paktën deri në pranverë

Nga Kompania “Veleska Maslodajna”, e cila është e vetmja prodhuese e vajit të lulediellit në RMV, thonë se deri në pranverën e ardhshme do të ketë mjaftueshëm vaj ushqimor dhe se çmimi, të paktën deri atëherë, nuk do të ndryshojë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Deri në pranverë çmimi i vajit ushqimor nuk do të rritet dhe qytetarët të jenë të qetë, nuk ka nevojë për grumbullim të tij. Ka mjaftueshëm luledielli dhe vaj. Për dallim nga çmimet e tjera të produkteve ushqimore bazë, nuk pritet të ketë rritje.”, tha drejtori i Maslodajna Goranço Lazov.

Sivjet ka më shumë sipërfaqe të mbjella, rendiment të lartë të lulediellit dhe çmim të mirë blerjeje, rendimenti është 1800-2000 kilogramë për hektar, që është më shumë se vitet e mëparshme. Fabrika e Velesit njofton se do të blejë të gjithë prodhimin vjetor, i cili llogaritet të jetë nga 10-11 mijë tonë dhe do të paguhet deri në fund të vitit. Me këtë sasi, fabrika mund të funksionojë për dy muaj pa importuar lëndë të parë nga jashtë.

“Pavarësisht se qeveria e ka ndaluar eksportin e lulediellit, çmimi ynë i blerjes është më i larti në rajon, kështu që edhe nëse ka pasur leje, nuk besoj se fermerët do ta shesin jashtë vendit.”, tha Lazov.

Për krahasim, vitin e kaluar “Kristal 1923” ka blerë katër mijë tonë për 28 denarë për kilogram, ndërsa këtë vit është 35 denarë për kilogram.

“Vitin e kaluar nga katër mijë tonë të blera, dy mijë ishin nga ZK Pellagonia, po aq nga fermerët individualë. Nga gjashtë mijë ton të blera deri më tani, 1300 tonë janë nga ZK Pellagonia dhe shumica prej 4700 tonë janë nga fermerët individual”, tha Lazov.

Ndryshe, në muajin gusht të këtij viti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi vendimin për ndalimin e eksportit të farave të lulediellit.

Siç ishte njoftuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizim me Ujëra, arsyeja e plotësimit të Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara me kodin tarifor 1206 00 – farat e lulediellit, përfshirë edhe ato të thyera edhe të grimcuara, është që pas përfundimit të korrjes, që duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, të mundësohet fillimisht furnizimi i tregut vendas, përkatësisht kapacitetet vendase për prodhimin e vajit të lulediellit për gatim.

Show More

Related Articles

Back to top button